Ja se çfarë tregon grupi i gjakut për ju

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi A

Personat që kanë grupin A të gjakut, qoftë me Rh negative, apo pozitive janë kokëfortë dhe të vendosur. Mania e tyre për të kontrolluar fshihet nën petkun e një njeriu nervoz dhe të brishtë. Duke qenë kështu, ata e kanë shumë të lehtë që të fshehin karakteristikat e personalitetit të tyre.  Sipas disa teorive, gratë që i përkasin këtij grupi gjaku, nuk duan as të martohen e as të bëhen nëna. Burrat nga ana tjetër, janë shumë të tërhequr nga gratë me grup gjaku 0 dhe kanë ëndërr të ndërtojnë familje.

Grupi AB

Shpesh kanë një personalitet shumë të mërzitshëm dhe depresionues, por edhe me këtë shpirt melankolik mund të jenë tërheqës. Nga ana tjetër ata mund të jenë  shumë të ashpër me veten si dhe me të tjerët.  Kërkojnë që të jetojnë në harmoni me shoqërinë, por nuk dinë që të mbajnë marrëdhënie personale me racionalitet dhe qetësi.

Grupi 0

Personat që i përkasin këtij grupi gjaku kanë një personalitet shumë të qetë, ata kanë vizion të qartë dhe sillen shumë mirë me të tjerët.  Këta persona kanë një aftësi të mahnitshme në fshehjen e emocioneve, ndaj dhe është shumë e vështirë që t’i njohësh. Kur bien në dashuri dinë ta respektojnë partnerin si dhe t’i japin kujdes dhe vëmendje.

Grupi B

Janë qenie të gëzuara dhe shumë entuziaste. Kanë një karakter për t’u admiruar, ndër të tjera janë të pavarur dhe shumë inteligjentë. Nëse njihni një person me këtë grup gjaku përgatituni për biseda të gjata dhe inteligjente. Personat me këtë grup gjaku nuk do t’i shkelin kurrë rregullat pa studiuar në detaje pasojat. Janë shumë kreativë dhe të paparashikueshëm, ata e shohin jetën si një lojë pa fund.

 

Zjarr Tv Ad