Ja si t’i mbroni flokët nga rrezet UV gjatë verës

0
799
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrezet e diellit gjatë verës, uji dhe kripa e detit mund të bëjnë që flokët të duken të tmerrshme dhe të bëjnë që ngjyra të zbehet.
Ashtu siç dëshironi ta mbroni lëkurën nga rrezet UV, ju duhet të dini se si t’i mbroni edhe flokët. Kjo nuk do të thotë se duhet të kujdeseni për flokët vetëm kur jeni në plazh, por edhe kur jeni duke ecur në rrugët e qytetit gjatë verës.
Mbroni flokët tuaja gjatë verës në këtë mënyrë:
1. Mbuloni flokët! Është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ato; gjejeni një kapelë të bukur e cila mund t’i fshehë flokët nga dielli.
2. Bëni flokët bishtalec kur të notoni. Kjo do t’i mbrojë flokët tuaj nga kripa dhe efektet e ujit të detit, transmeton Lajmi.net.
3. Përdorni një shampon të mirë për flokët tuaj gjatë verës. Gjeni shampon me përbërës të tillë si grurë, vaj kokosi, vaj luledielli, hudhër etj.
4. Shpërlani flokët menjëherë pas notit për të larguar ujin e detit me kripë, duke përdorur një shampon me pH të ulët.
– See more at: http://lajmi.net/ja-si-ti-mbroni-floket-nga-rrezet-uv-gjate-veres/#sthash.4ZJruDIJ.dpuf

Zjarr Tv Ad