Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla ka deklaruar sot në raportimin në komisionin e ligjeve se gjatë vitit 2021, tetë prokurorë kanë kërkuar mbrojtje pasi janë ndier të kërcënuar për jetën.
“Numri total i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga KLP për vitin 2021 ka qenë tetë”, tha Balla.
Alfred Balla: Gjithashtu ka funksionuar dhe komisioni i mbrojtjes së prokurorëve në rastet kur cenohet jeta, tërësia fizike e prokurorit apo familjarëve të tij me kërkesë të prokurorit pranë KLP, funksionon komisioni i drejtuar nga një anëtar i këshillit, i përbërë dhe nga drejtuesi i prokurorisë ku ushtron funksionet prokurori që kërkon mbrojtje, përfaqësues i strukturave të policisë etj.