Joe Biden nxjerr urdhër ekzekutiv: Bllokim pronash dhe ndalim i hyrjes në SHBA, në listë edhe zyrtarët në Shqipëri…

0
173

Një urdhër i firmosur nga Presidenti Amerikan Joe Biden, urdhëron bllokimin e të gjitha pronave që posedohen brenda territorit amerikan dhe ndalimin e hyrjes në vend, të atyre personave që ndikojnë në destabilizimin e situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit, bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti të Qershorit 2001, që i referohej ish-Jugosllavisë. Tashmë në këtë dekret do të jetë e përfshirë dhe Shqipëria.

“Në kuadër të situatës në territorin e ish-Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, përfshi cenimin e marrëveshjeve të pasluftës si dhe institucioneve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si dhe përhapja e gjerë midis qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dëmton progresin kundrejt qeverisjes efektive dhe demokratike, integrimin e plotë drejt institucioneve transatlantike dhe kësisoj është një krëcënim i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e Biden.

Sipas urdhrit, parashikohet që të gjitha pronat dhe të ardhurat e pronave që ndodhen në SHBA, apo që janë në posedim të personave në SHBA, bllokohen dhe nuk mund të transferohen, eksportohen, apo tërhiqen.

Zjarr Tv Ad