Jorida Tabaku takim me banorët e mëhalles së dibranëve: Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjidhje të problemeve të qytetarëve

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar disa takime ditën e sotme me banorët e mëhalles së Dibranëve ne Tiranë.

Rimbursimi i ilaçeve për përballimin e COVID-it nga pensionistet mungon, ujin e pijshëm e marrin nga autobotët dhe për të tërhequr dokumenta në zyrat e qeverisë, ishin disa nga shqetësimet që banorët i ngritën Tabakut.

Disa pensionistë i thanë Tabakut se sa e pamundur ishte për të marrë rimbursimin e medikamenteve të pandemisë. Banorët dëshmuan po ashtu se edhe pse në mes të Tiranës, në vitin 2021, bashkia e drejtuar për 6 vjet nga Erion Veliaj, nuk u siguron dot as ujin e pijshëm.

Tabaku i ftoi ata të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj duke i garantuar se ndryshimi është e vetmja mënyrë për t’i mundur hallet e tyre dhe ata që ua kanë shkaktuar ato.

“Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjidhje të problemeve për qytetarët e zakonshëm”, tha Tabaku.

Blerja e votës është një tjetër fenomen që banorët vënë në dukje se është  i pranishëm dhe Tabaku tha se është e provuar se votat janë blerë nga Partia Socialiste për te deformuar vullnetin e qytetarëve, me qëllim për të vjedhur pushtetin.

Zjarr Tv Ad