Jozefina Topalli ftesë Mediut për t’u bërë bashkë në zgjedhje…

0
897
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli, ka dhënë sinjalet e para se mund të kemi një koalicion midis saj, kryerepublikanit Fatmir Mediu dhe kreut të Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Topalli, ka bërë ftesë indirekte, duke thënë se; kushdo që është kundër 3 liderëve politikë, mund të bashkëpunojë me të.

“Se kam menduar, por çdo kush që është kundër të treve ka mundësi për të kontribuar kundër këtyre të treve, që e kanë bërë vendin tonë të varfër”, ka thënë Topalli.

 Mediu flet për koalicionin:

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pak ditë më parë në një intervistë të dhënë, është shprehur se; është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë drejtuesit e partive të djathta, në të mirë të koalicionit dhe fitores, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu, ai u shpreh se; mund të ketë një bashkëpunim me Topallin, Patozin dhe po ashtu me drejtues të tjerë.

“Unë nuk besoj se lidershipi i opozitës duhet të ketë komplekse. Unë kam vlerësim maksimal për zonjën Topalli, zotin Patozi dhe të tjerët. Patjetër duhet krijuar një bashkim kombëtar sa më i gjerë. Jam i gatshëm të bisedoj me ta. Kujtoj vitin 2001 dhe 2005 si eksperienca që duhen marrë shembull. Ka qenë një nga eksperiencat më të mira për të tejkaluar edhe problemet personale dhe për të ndërtuar një alternativë qeverisëse të drejtë”, ka thënë ai.

Sipas Mediut, opozita duhet të bashkëpunojë për të rrëzuar këtë qeveri. Ndër të tjera, ai u shpreh se; pjesë e këtij koalicioni duhet të jetë çdo individ, pavarësisht problemeve që kanë drejtuesit politikë në opozitë, bashkëpunimi është më i rëndësishëm.

“Unë jam i bindjes që çdo faktor politik, por edhe individ me peshë duhet të jetë pjesë e koalicionit. Historia e së djathtës është histori njerëzish që kanë kontribuar. Ne mund të kemi vlerësime të ndryshme por qëllimin duhet ta kemi të njëjtë. Historia e problemeve të së kaluarës nuk duhet të na mbyllë sytë për të parë se cila është drita e së ardhmes. Qëllimi është optimizimi i votove dhe përkthimi i këtyre votave në mandate, duhet optimizimi i votave për të ardhur në favor të opozitës”, është shprehur Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad