Jozefina Topalli: Mandatet tona do t’i bashkohen të djathtës…

0
612
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e “Lëvizjes për ndryshim”, Jozefina Topalli, është shprehur se; forca e saj politike, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, do t’i bashkojë me të djathtën mandatet që do të fitojë, me qëllim largimin e Kryeministrit Rama, nga pushteti.

Ndër të tjera, gjatë intervistës së saj në emisionin “Opinion”, Topalli tha gjithashtu se; në fakt bashkë me Ramën duhet të largohen edhe kryetarët e dy partive të tjera, (duke lënë të kuptohet për LSI dhe PD), për të cilët tha se janë përgjegjës, që e kanë mbajtur 8 vite në pushtet Edi Ramën.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Përse nuk hyni në koalicion me të djathtën në mënyrë që asnjë votë të mos shpërdorohet?

Topalli: Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj. Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet.

Zjarr Tv Ad