“Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton”, aktivistja afgane e strehuar në Shqipëri ëndërron të kthehet në vendin e saj

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ghazaal Habibyar është një ndër shtetaset afgane, e cila është strehuar në Shqipëri së bashku familjen e saj.

Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar nga sulmet e talibanëve në atje, ndërsa shprehet e shqetësuar për qytetarët afganë që ndodhen atje.

Ka raste në jetën tuaj kur ndiheni fajtorë që jeni gjallë. Kjo mund të kishim qenë ne, patjetër. Ata njerëz që kanë humbur jetën, kanë familje, janë njerëz shumë të rinj”, tha ajo për The Associated Press.

38-vjeçarja është një aktiviste në fondacionin “Shoqëria e Hapur”, e cila është detyruar që të studiojë në Australi, pasi sjellja e talebanëve kundrejt gjnisë femërore nuk ia mundësonte këtë gjë.

Ëndrra e saj më e madhe është që të rikthehet në Afganistan dhe të ndihmojë në rikmëkëmbjen e vendit të saj.

kjo katastrofë njerëzore që po ndodh tani, mund të ishte parandaluar. I gjithë ky proces evakuimi mund të ishte menaxhuar shumë më mirë”, tha ajo.

Habibyar i bëri një premtim djalit të saj kur avioni u ngrit. Hamza, 6 vjeç, ishte duke qarë dhe nuk donte të largohej.

Unë i thashë se do të më bësh një premtim: të studiosh, të jesh dikush dhe të kthehesh”, iu drejtua nëna e tij.

Zjarr Tv Ad