“Kjo qeveri kërkon votim të besimit për Marrëveshjen e Prespës, sipas kësaj kjo qeveri nuk ka besim nga ne. Dhashtë Zoti që Cipras të ndryshojë mendjen, jam munduar shumë rreth kësaj”, sqaroi Kamenos, i cili tha se ata do të bëjnë gjithçka edhe për ta bllokuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa të dielën do të marrin pjesë në protestën e caktuar në Athinë.
Panos Kamenos bën thirrje deri tek kryetari i Demokracisë së Re, për ta pranuar kushtin e tij “të mos ekzistojë asnjë zgjidhje me termin Maqedoni, të mos shitet emri Maqedoni dhe të mos negociohet për marrëveshjen si ajo e Prespës me termin Maqedoni” dhe në këtë rast, Kamenos së bashku me Micotakis do të nënshkruajë iniciativë për votimin e besimit të qeverisë “që të rrëzohet kjo qeveri dhe qeveria e ardhshme ta shpëtojë emrin Maqedoni”.
“Ne themi asnjë përdorim të termit Maqedoni dhe këtë e thotë edhe shumica e popullit grek. Mund tani ta bllokojmë. Që sonte, Kirijakos Micotakis, si lider i Demokracisë së Re le të marrë përgjegjësi dhe unë i premtoj se nesër në mëngjes në Parlament do ta nënshkruajë iniciativë për votimin e mosbesimit”, porositi Kamenos, duke e hedhur topin dhe duke drejtuar akuzua deri tek Demokracia e Re opozitare.
Kamenos i quajti tradhtarë dy deputetët e Grekëve të Pavarur të cilët mbetën në pozitat e tyre ministrore dhe vendosën ta mbështesin qeverinë.