Kancelarja Merkel refuzon darkën me Erdogan

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të marrë pjesë në darkën shtetërore të mbajtur për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Gjermani në 27-29 shtator.

Vizita e kreut të shtetit të Turqisë është shoqëruar me kritika të shumta në Gjermani për shkak të sundimit gjithnjë e më autoritar të Erdoganit në vendin e tij si dhe për ndikimin negativ tek mbi 3 milion turq që jetojnë në Gjermani. Vizita e parë shtetërore e Erdoganit në Gjermani që kur u bë president në 2014., është bojkotuar nga një numër i madh ligjvënësish gjermanë.

Politikan i opozitës nga partia e gjelbër dhe kritiku i ashpër i Erdoganit, Cem Özdemir njoftoi të hënën se do të ndiqte darkën shtetërore për të dërguar një “sinjal” për Turqinë dhe për komunitetin e madh turk, se opozita ekziston dhe është e nevojshme në politikë.

Zjarr Tv Ad