Si shumë shtete në ShBA, edhe Chicago ka kaluar një natë plot trazira gjatë së shtunës për shkak të protestave që kanë shpërthyer.
Deri më tani janë arrestuar rreth 240 persona ndërsa 6 të tjerë janë qëlluar me armë zjarri, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Kjo ka detyruar që policia e Chicagos të punojë 12 orë për turn ndërkohë që ditët e pushimit do të anulohen.
Kreu i policisë David Brown u shpreh se efektivët e policisë janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht por asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.
“Oficerët e policisë ishin aty për të mbojtur të gjithë qytetarët të cilët kishin ardhur të protestonin paqësisht për vdekjen e George Floyd. Edhe efektivët kanë rënë pre e dhunës ku kanë marrë disa plagë por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën” – shprehet Brown në një deklaratë për e mediat.
Edhe automjetet e policisë janë bërë shënjestër e protestuesve të cilët kanë thyer xhama dhe u kanë shpuar gomat.