Keni djegie në stomak? Ja se si të kujdeseni për këtë shqetësim…

0
403
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njerëzit, po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lartë, në stomak ose urthi. Urthi është një çrregullim tretës, që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies, është e dh imbshme dhe e parehatshme. Kjo sëmundje, shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.

Nëse vuani nga urthi, atëherë duhet të shmangni domatet, djathin, kafenë, qumështin, të skuqurat, agrumet, çokollatën, ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe sheqerin e përpunuar.

Njerëzit që jetojnë me këtë problem, natyrshëm pyesin nëse urthi përkeqësohet me kalimin e moshës dhe për këtë, vijnë në ndihmë ekspertët e AgroWeb.

A përkeqësohet urthi me kalimin e moshës?

Po, është e vërtetë! Urthi përkeqësohet me kalimin e moshës, por ajo për të cilën njeriu duhet të kujdeset, është që të kuptojë ndryshimin mes periudhës kur urthi ishte thjesht një bezdi, si dhe momentit kur situata vështirësohet, aq sa nevojitet një konsultë me mjekun.

Ja disa prej arsyeve, përse urthi përkeqësohet me kalimin e moshës. Arsyeja e parë, ka të bëjë me dobësimin e muskujve, përfshirë atë që është përgjegjës për urthin.

Ky muskul, ndodhet mes stomakut dhe ezofagut. Kur ky muskul dobësohet, aciditeti i stomakut ngjitet më shpejt drejt ezofagut. Mbipesha është një arsye tjetër, ndoshta kryesorja, për aciditetin e lartë në të gjitha grupmoshat. Megjithatë, me kalimin e moshës, njeriu është më i prirur të shtojë në peshë. Medikamentet, janë një arsye tjetër e përkeqësimit të urthit me kalimin e moshës.

Ndër barnat më kritikë, janë ato kundër depresionit dhe ato për tensionin e gjakut.

Cilat janë ushqimet më të mira kundër urthit?

Lajmi i mirë është se; disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.

Selinoja- Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.

Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë, që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës, në këtë organ. Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra- Ushqimet e pasura me fibër, ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut. Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota, duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili- Ky zhardhok, është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin. Xhenxhefili, ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak. Xhenxhefilin, mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Salmoni- Salmoni, është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës. Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit. Salmoni, shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak. Salmoni i egër në veçanti, përmban pak yndyrë dhe rekomandohet dhe të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

Zjarr Tv Ad