Klodiana Lala zbulon vendin ku ndodhet Ervis Martinaj: “Është mbajtur në një resort”, tregon mesazhin që i dërguan nga Kolumbia

0
24155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e kësaj të marte për biznesmenin e zhdukur të basteve, Ervis Martinaj.

Ajo është shprehur se do të jenë autoritetet shqiptare ato që do thonë fjalën e fundit, për fatin e biznesmenit, pavarësisht informacioneve që qarkullojnë.

E ftuar në emisionin “A Show”, Lala ka treguar se persona të ndryshëm i kanë shkruar në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe i kanë treguar versione nga më të ndryshme. Një rast, tha gazetarja, ka qenë dhe një mesazh që i kanë shkruar nga Kolumbia.

“Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra.

Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë.  Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhe për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër.

Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur mirë shumë lajme, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin.

Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu,

se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Klodiana Lala.

Zjarr Tv Ad