Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetmor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në rendin e kësaj mbledhje kanë qenë publikimi i videove dhe deklaratave së bashku me shkrimet ku Meta ka kryer shkelje lidhur me ato çfarë ka thënë në përmbajtje.
Anëtarët e Komisionit kanë pulbikuar në mënyrë të renditur video ku presidenti shfaqet duke bërë thirrje për “mprehjen e sfurqeve, prerjen e duarve, dhe përplasjet me policinë në zyrat e FRD.
Përveç kësaj, janë lexuar edhe deklaratat e presidentit Meta gjatë emisioneve ku ka qenë i ftuar ku ka bërë thirrje të ashpra kundër kryeministrit Rama dhe ka përdorur një gjuhë të papranueshme. Më poshtë janë shënuar disa prej shkeljeve të bëra nga presidenti i Republikës në studio të ndryshme televizive.
“Në fakt dua të vë në vëmendje të kolegëve, që në kërkesën e bërë për të shkarkuar presidentin thonë që është videoja numër 1. Në videon nr 1 transmetohen të gjitha ato që përbëjnë shkeljen. Një pjesë e tyre janë deklarata në emisione televizive, ndërsa pjesa tjetër janë prova audiovizive. Është mirë që edhe anëtarët e komisionit t’i kenë këto pamje në emailet e tyre personale.
Më poshtë do të listohen disa prej deklaratave të bëra nga presidenti Meta në emisione të ndryshme televizive, duke kryer shkelje:
Kemi emisionin 1 mars Frontline “Ndëshkoni pa mëshirë më 25 prill këdo që tenton të vjedhë votën, një votë po u prek do të pritet një dorë, nëse Rama fiton 71 mandate të rregullta unë jap dorëheqjen.
Datë 3 mars 2021 Syri televizion: Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim, për të mos bërë më thirrje për të mprehur cfurqet. I them ambasadoren Yuri Kim që mos të mbështesë më Edi Ramën dhe mos të jetë e njëanshme. Më ka marrë në telefon ambasadorja e SHBA dhe më ka thën dimë disa gjëra për ty. Cfarë dini për mua i thashë ? Nxirrini të gjitha, Ilir Meta nuk ka frikë nga asgjë dhe unë e di shumë mirë se po të dojë Amerika edhe mund të më vrasë. Por nëse do t’a bëjë atë le të më çojë tek mali me gropa dhe të më gjuajnë me raketë.
Unë nuk merrem me punët e Amerikës, unë ,merrem me punët e amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. I them mos t’i përmendë më ata se do t”i dalin ata për zot kundër shqiptarëve.
Të paekspozuarit 11 mars 2021: Ky është regjim autokratik, të gjitha pushtetet i ka futur në xhep. Unë e kam thënë që jemi përballë një mafie ndërkombëtare që do të shpërbëjë Shqipërinë.
Meta live në zyrat e FRD: Po i them kryepalaços që mos të ndjekë urdhërat e të çmendurit psikikm t’i sjellësh një shkresë të tillë titullarit pa pasur asnjë vulë, këtë e dënoj pulbikisht.
20/04.2021: të gjithë ne e dimë se kryeministri është në probleme të mëdha mendore dhe psikike, sepse e din që po i vjen ora e së vërtetës. Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekurt votën , do ti jap edhe mandatin e presidentit.
1.04.2021 Ilir Meta nuk pyet për gansterë as për mafia ndërkombëtare, sepse është presidenti i Shqipërisë.
21.04.2021 është post në facebook, asgjë nuk e ndal triumfin që do të vijë më 25 Prill, referendumi që do të rrëzojë fuks shtetin dhe të gjithë ju zyrtarë që nuk keni kartelë psikike distancohuni.
8 prill 2021: A e keni përcaktuar emrat që do u këpusni duart nëse prekin zgjedhjet e 25 prillit ? Meta : Kjo do të ndodhë mos të keni asnjë dyshim, kush prek zgjedhjet do t’i pritet dora.
18.04.2021 Të dashur patronazhistë mos e dëgjoni kryefuksin pasi ai e din mirë se koha e tij ka mbaruar”- ishin disa prej shkeljeve që Komisioni pë shkarkimin e Metës përmendi.