Komisioni i Venecias takohet me Arta Vorpsin

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Venecia pas takimeve të shumta ditën e sotme, ka takuar edhe Arta Vorpsin.

Vorpsi është gjyqtarja e cila ishte kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas shumicës, presidenti nuk respektoi afatin 30 ditor që parashikon ligji, e për pasojë, kandidatja që renditej e para në listën e e vakancës, Arta Vorpsi quhej automatikisht e emëruar.

Por presidenti Meta argumenton se Kushtetuta saktëson që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit.

Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi si të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe organizoi ceremoninë e betimit për të.

Kështu, u krijua një përplasje me presidentit dhe mazhorancë, përplasje e cila ka sjellë në Tiranë edhe komisionin e Venecias.

Nga ana e tij, presidenti u ka ofruar edhe gjysmën e zyrave të presidentit komisionit.

“Nuk kemi gjykatë kushtetute, prandaj të paktën të kemi një mision të përhershëm të Venecias.” – është shprehur Meta.

Ndërkohë, do të duhen edhe disa ditë për të arritur në përfundimet e Komisionit të Venecias, pasi misioni i tyre në Tiranë është një mision faktmarrës, me procedurë të  procedurë e përshpejtuar, bën me dije gazetari Elio Laze për Ora News.

Ditën e djeshme, mazhoranca ka miratuar me 86 vota pro, ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Sipas ndryshimeve në fjalë, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, mund të emërohet si i tillë edhe nëse Presidenti nuk bën ceremoninë e betimit brenda 10 ditësh, duke bërë betimin me shkrim.

Duket si një zgjidhje e shpejtë nga ana e Kuvendit, për të eliminuar Presidentin sa herë ai nuk do të bjerë dakord për emra, sikundër edhe në rastin e gjyqtares Arta Vorpsi, e cila gjeti një formë të paprecedent dhe të pa aplikuar më parë, duke bërë betimin te noteri.

Zjarr Tv Ad