Kreu i Unionit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni ka reaguar pas deklaratës së këngëtarit Kozma Dushi, i cili e cilësoi periudhën e komunizmit si kohë të artë. Sipas tij në burg shkonin vetëm ata që bën gabime.
“Nuk ishin kohë të vështira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert. Nëse ti bëje gabime shkoje në burg, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë në burg? Pse nuk u fut Tonin Tërshana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu”, tha ai në një intervistë televizive.
Sakaq me një shënim të gjatë Besim Ndregjoni i ka cilësuar të papranueshme këto deklarata, madje “enveriste”, sidomos të bëra nga një artist. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se komunizmi që Kozma Dushi e quan të artë, ka rehatuar artistë si ai, por ka vrarë artistë të tjerë më të talentuar.
Reagimi i plotë:
Koha e “artë” e Kozma Dushit kur xhelatët vrisnin artistët????.
Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ato përballen çdo ditë me mos denimin e ideollogjisë kriminale të diktaturës. Mbas 30 vitesh ne përballemi me një mazhorancë me mentalitet komunist dhe këmbgulëse për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm. Dje u njohëm me një dekleratë të një këngëtari të regjimit komunist Kozma Dushi i cili pa u shqetësuar fare me ndërgjegjen e tijë të mykur ideologjikisht, dhe fatkeqësisht dhe ndaj mediave që u rrine para e mbrapa këtyre individëve enveriste, deklaronte se koha e diktaturës ka qënë “koha e artë” dhe ajo koha e Kozmait denonte ata që shkelnin ligjet. Fatkeqësisht mbas 30 vitesh është krijuar muri klasor ideologjikë i cili ka ndërtuar suporte urretje ndaj antikomunistëve ish të përndjekur politikë, dhe promovon në institucjonet artistike, ligjëvënse, shtetërore ata që dje, ishin pjesë e diktaturës dhe direkt pjesmarrës në krimet ndaj të përndjekurve politikë. Fashizmi triumfoi duke promovuar të rinjtë “balilët” .. fatëkeqesishte mbas 30 vitesh në demokracinë shqiptare po promovohen “balilët” e Enver Hoxhës.
Cdo vitë kjo mazhorancë me “balilët” e saj komuniste i rikthen shoqërise ideologjinë komuniste dhe parqet para opinionit si hero diktatorin. Koha e kriminelve Kozma Dushi nuk mund te jete e “artë” se të ka stimulua dhe rehatuar ty, e soj tënd, dhe vriste artistët që ishin shum e shum më të talentuar se ti. Po ju sjellim në vemedje ju këngëtarit të kohës së “artë” dhe publikut shqiptar se motra e Skënder Dajës heroit të revoltësë Spacit, Marjana Daja ishte talent dhe kishte zërin më të bukur se ti, por ajo nuk lejohej as të futej në konkurs megjithse juria rënqethje kur e ndigjonte atë zë në fushtat e internimit, çfar ligji shkeli kompozitori Gramoz Omari, që duke u gdhi viti i ri 1968 do të pushkatohej! Cfar ligji kishte shkelur bas baritoni shqiptar i mbiquajturi “Shaljapini shqiptar” Luk Kaçaj, vetëm se ishte nje artist i madh botëror.
E barazonja veten me Vaçe Zelen, hipokrizi, kengetarja e madhe shqiptare Vaçe Zela nuk e quante atë kohë të “arte” për kundrazi ajo do ti falte mandolinën e saj shokut të fëminisë , piktorit të burgosur politike politike Gëzim Cela i cili do ta ruante si dritën e syrit në burgun e Spaçit. Cfar ligjin shkelën djemte 18-20 vjeçarët e Beratit Luftar Protoduari me shokët e tij se pse ndigjonin muzike italiane.. Sa keq për ty që si “balil “ i enverizmit, nuk të dhimsen jetët e humbura njerzore që i vrau koha e “arte” e jotja. Cfar ligji shkeli Maks Velo, Sherif Merdani, Visar Zhiti, Vilson Blloshmi, Genc Leka etj. Ne ish të përndjëkurit politikë që kemi kaluar tortura çnjerzore nga diktatura kemi kërkuar e denojmë kohën e “ARTË” të Kozma Dushit, e balilve enveriste, dhe ju bëjmë thirrje mediave të dinstatohen nga këto deklerata të enveristëve dhe kur ato shfrytzojnë ndonjë koncert për të hedhur helmin e tyre ndaj shoqërisë. Regjimi i Enver Hoxhës, kohës “artë” të Kozmait, kishte në metodën e tij drejtuese torturën si element të mbajtjes së pushtetit. Heshtje, ndaj këtyre dekleratave që i pranon mazhoranca duhen denuar se heshtje të bën bashkfajtor me krimin komuniste.
Mos të harrojnë enveristët që nën emrin e artistit se para 30 vitesh ne ishin armiq për pushtetin e diktaturës, dhe Kozmai me shokët e tij të idealit na urrente, po ne për tre dekada nuk i urrejtëm, përkundrazi ju dedikuam paqen. Paqja jone ka tridhjet vite që ndeshet me urretjen e enveristëve dhe jo me faljen që duhej të dëgjonim nga ata që i shërbyen ideologjisë kriminale të komunizmit. E ftojmë median pamvrësisht mbi trysnine politike që ajo ka nga pushteti politike të jete promotore e paqes të përndjekurve politikë për të denuar të keqen që mban peng demokracine tonë të brishtë. Për të i thënë ndal promovimit e dekleratve të kohës së “Artë” e simboleve të diktaturës ku akoma nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve që akoma nuk u janë gjëtur eshtrat e shqiptarëve të mirë që i vrau diktatura me simbolet e krimit.. I bëjmë apel gjithë shqiptarëve “Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë. BESIM NDREGJONI Presidenti i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë