Presidenti turk Erdogan u shpreh sot se është gati që të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa shtoi se anija “Oruc Reis” sapo të mbarojë remontin do të rikthehet në det për të vijuar kërkimet.
“Nuk e kam problem të takohem me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis. Rëndësi ka çfarë do të diskutojmë dhe në çfarë konteksti do të takohemi“ tha ai.
Erdogan kishte një mesazh edhe për presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou. “Nëse Presidenti i Greqisë vjen në Kastellorizo ??dhe demonstron fuqinë e tij, atëherë ne do të bëjmë edhe më shumë“.
Konflikti turko-grek vijon për kufirin detar në Mesdheun lindor, ndërsa as ndërhyrja e NATO-s për të ulur palët dhe tentativat nga SHBA dhe Gjermania nuk kanë mundur që të ulin tensionet mes dy vendeve.