“Korrupsioni dhe procesi joserioz, KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”, reagon PD: Po penalizohet lëvizja e lirë

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Depuetetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ka reaguar përmes një posttimi në facebook në lidhje me mospranimin e certifikatës së vaksinimit shqiptare në zonën Shengen.

Deputetja thekson se shqiptarëve po u rrezikohet lëvizja e lirë për shkak të vaksinave të pacertifikuara nga EMA, të cilat janë përdorur në vendin tonë.

Postimi i plotë: 

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.

Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.

Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi.

Zjarr Tv Ad