Kreshnik Çollaku sulmon Berishën: Paradoksale të festohet themelimi i PD-së me Ilir Metën, ka qenë kundërshtar i yni…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilëson paradoksale që të festohet themelimi i PD-së me Ilir Metën, që ka qenë kundërshtar i kësaj parti.

Ai u shpreh se janë lënë jashtë ata që kanë qenë bashkëthemeltarë, ndërsa theksoi se PD po shkon e ndarë mesa duket në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Çollaku tha në një intervistë për “Ora Neës” se kjo situatë e vendos Edi Ramën në kushte shumë komode, duke sjellë edhe Shkodrën si një rast shumë të çuditshëm me lëvizjen e deputetëve.

Çollaku: Ngjan paradoksale që të festohet themelimi i PD-së me Ilir Metën, që ka qenë kundërshtar i kësaj parti dhe të lihen jashtë ata që kanë qenë bashkëthemeltarë të gjithë bashkë.

Të gjithë jemi dëshmitare të gjuhës së ashpër dhe fyese. Brenda situata vazhdon të jetë e ndarë qysh nga grupi, forumet dhe këshillat kombëtarë. E ndarë po shkon edhe sa u takon kandidatëve. Përpjekjet për të gjetur një bashkëpunim për pushtetin vendor duket se kanë dështuar.

Nga ana tjetër shohim se kjo situatë e vendos Edi Ramën në kushte shumë komode. Ashtu sikurse po shohim në Shkodër ku situata është shumë e çuditshme dhe e paqartë.

Duket se ka një histori të çuditshme që po ndodh në Shkodër. Më vjen shumë çudi që një deputet dhe gjithë strukturat të largohen pranë zgjedhjeve dhe të shkojnë si një dhuratë tek Rama.

Miqtë e mi të rithemelimi luajnë me faktin e kryer. Ne bëmë një mbledhje të gjithë bashkë pasi Basha dha dorëheqjen dhe firmosëm për një kongres të përbashkët pajtimi. Përgjigja ishte radikale jo në atë kohë.

Zjarr Tv Ad