Kryemadhi takim me qytetarët e Skraparit, prezanton kandidatin Blenard Nonaj: Nuk kemi nevojë për njerëz që e shfrytëzojnë qytetin

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një takim në qytetin e Skraparit për të prezantuar kandidatin e tyre në këtë qytet Benard Nonaj.

Sipas Kryemadhit rikthimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të hapë mundësi të reja për punësim duke theksuar se ajo çfarë i nevojitet këtij qyteti janë njerëzit që nuk duan ta shfrytëzojnë..

Ne sot jemi këtu në qytetin e Çorovodës për të prezantuar doktor Blenardin për kandidat për deputet, por që nuk mund të them thjesht kandidat, pasi jam e bindur që do të jetë deputeti i Skraparit, por edhe deputeti i Qarkut të Beratit, bashkë me Arditin, ku së bashku kemi bërë një plan pune për të ecur dhe për të zhvilluar më tej shumë gjëra të domosdoshme për këtë zonë.”, tha Kryemadhi në fjalën e saj e cila u shpreh e sigurt se LSI do tia kthejë vlerat kësaj zone.

Si do ta bëjmë këtë? Ne nuk kemi nevojë për njerëz që e shfrytëzojnë Skraparin për veten e tyre. Ne kemi nevojë për njerëz që e bëjnë Skraparin që ta shijojnë skraparllinjtë, por edhe të gjithë shqiptarët, sepse është një vend i mrekullueshëm.”,ka thënë ajo.

Kryetarja e LSI ka folur edhe mbi rivendosjen në funksion të  Kombinatit  si një shtysë për ekonominë e Poliçanit dhe po ashtu, është ndalur tek turizmi dhe zhvillimi që mund të sjellë një qytet si Berati, duke përmendur edhe se ky qytet është lënë jashtë vëmendjes.

 

Zjarr Tv Ad