




Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë dhe nuk ka përputhje me kodin zgjedhore.
‘Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë, kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja.





Autorizimi është shumë i paqartë. Autorizimi duhet të ishte ‘autorizohet Indrit Sefa që të autorizojë apo të kryejë procedurat e Partisë Demokratike për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit 2023. Autorizimit i mungon qartësia. Por të themi për momentin se do të ishte e qartë. Ka edhe një mangësi tjetër në dokumentacionin tuaj që ka të bëjë me detyrimin personal të kryetarit të Partisë Demokratike. Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’, tha Celibashi.




