Ksenofon Ilia lexon gjuhën e trupit të politikanëve shqiptarë: Kur Rama del me duar në xhepa, lëre mos e ngacmo

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ksenofon Ilia mbrëmjen e djeshme ka folur për “gjuhën e trupit” dhe komunikimet që ne marrim prej saj.

Ai u shpreh se përsa i përket politikanëve shqiptarë, Edi Rama është më i lexueshëm, ndërsa pas tij vjen Presidenti Ilir Meta, ndërsa Basha është më “enigmatiku”. Sipas tij, kur Rama del me duar në xhepa, atëherë nuk duhet ta ngacmosh.

Ne arrijmë të kuptojmë edhe sëkëlldinë e politikanëve. Unë nuk merrem me ato sepse është konflikt interesi. Politikanët janë të lexueshëm. Më i lexueshmi është Edi Rama, edhe Meta është i lexueshëm kurse Basha jo, nuk është i lexueshëm. Me politikanët e huaj nuk jam marrë shumë, por ka nga ata që janë karizmatikë. Basha ka një tip si i plastifikuar, nuk jep shumë, Edi Rama është më i lexueshëm. Ne e kuptojmë të gjithë kur Edi Rama është i mërzitur, kur e ka angari kur del aty për të folur që nga çasti kur ecën në rrugë. Kur njeriu ka duart në xhepa nuk do të flasë, lëre mos e ngacmo”, u shpreh gazetari.

Zjarr Tv Ad