Ku jeni strukur, more Kryebashkiak?!!

0
2121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po i’u drejtohem me fjalen “kryebashkiak” dhe pse te tille nuk jeni! Nuk jeni sepse nuk u ka zgjedh populli. Keni vendosur menderen ne ato karrige sepse ju emeroi partia. Por, nuk eshte ky thelbi i asaj qe dua te them publikisht kete radhe! Jemi ne lufte! Po po, jemi vertet ne lufte… me nje virus vdekjeprures. Kjo lufte perballohet jo vetem me popullin ushtar dhe “gjeneralet” sic jeni ju, qe rrini strukur.Nuk po ju them te dilni e bridhni rrugeve! Jo! Çudi e madhe!!! Nuk kam pare asnje kryebashkiak te jap nje mesazh, te lajmeroj nje mase, apo ti pergjigjet nje kerkese.Nuk mjafton te dale sa here te doje vetem Edi Rama edhe Zaho pas kurrizit te vet.., ne keshtjellen e Surrelit! Ju “gjeneralet” pa grada,jeni strukur ne kolltuqet tuaja ne banese ku asgje nuk u mungon.Ju jeni duke u rehatuar ne bollekun e bollëkut! Ndersa ju konsumoni qejfin, ushtaret e vertete jane POPULLI. Qindra mijera prej kesaj armate “popull” i mungon buka, i mungojne ilaçet, i mungon leku! Kjo armate e madhe eshte ngujuar ne izolim dhe varferi totale..Nuk po them qe njerezit te vershojne rrugeve! Jo! Kjo ushtri e madhe e izoluar kerkon minimalen e gjerave te mbijeteses.Do buke, do uje, do ilaçe! Keto duhet tua siguroni ju! Juve u takon te mos rrini strukull! Nuk kam pare asnje prej jush te jet percjelles i ndonje mesazhi shpresedhenes! Dhe ndonje qe shfaqet rralle si Lali Eri nuk i kuptohet gjuha se cfare flet kur thotë: “Duhet me e majt mrena”…pa e specifikuar se cfare me majt mrena mileti sipas gjuhes “popullore”te Lalit! Ju jeni te shumte si Lali Eri ne permbajtje por me emra te tjere! Ku jeni kryetar i bashkise Gjirokaster, Sarande, Vlore, Fier, Mallakaster, Patos, Lushnje,Divjake,Durres, Lezhe, Elbasan, Korce, Permet, Kukes???!! Ku jeni dhe ju qe per shkurtim rreshtash nuk ua permenda emrin?! Ku jeni strukur?! Dilni ne krye të hallexhinjeve! Dilni beni ndonje pune! Zoti ju ruajte dhe ju nga Korona! Populli ju ndëshkoftë pas luftës me emrin” Koronë”!!!

Nga Greta Hoxha

Zjarr Tv Ad