Kur propaganda përkthehet si urtësi

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Hysni Gurra ka folur për sondazhet e brendshme të Partisë Socialiste , për zgjedhjet e 14 Majit, duke zbuluar se tregojnë një rezultat shumë të ngushtë mes Erion Veliajt dhe kandidatit të PD-së, Belind Këlliçi.

Gurra tregon se pavarësisht se këto sondazhe dhe të dhëna nuk publikohen asnjëherë, janë një e dhënë shumë e rëndësishme. Sipas gazetarit sa më keq të dalin këto sondazhe aq më shumë sofistikohet e ashpërsohet propaganda në publik.

Deklarata e Hysni Gurrës

Sipas disa të dhënave të besueshme që më kanë ardhur, sondazhet e brendshme të Partisë Socialiste tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidatit të tyre Erion Veliajt dhe kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçit.

Këto të dhëna brendapartiake nuk publikohen asnjëherë, por janë një e dhënë shumë e rëndësishme.

Mendojeni vetë si është një sondazh që nuk zhvillohet me anëtarë partie por më gjerë, me qytetarë të lirë.

Sa më keq të dalin këto sondazhe aq më shumë sofistikohet e ashpërsohet propaganda në publik.

“Urtësia” propagandistike na thotë se, i mirë është Këlliçi, por Veliaj është favorit.

“Pse-në” e kësaj nuk e shpjegon.

Urtësia propagandistike na thotë githashtu se Veliaj ka mbështetjen e socialistëve, por sondazhi i kryer në bazën e socialistëve nuk na e tregon.

Por kjo “urtësi” propagandistike është vetë fryt i manipulimit, meqë arsyeja e shëndoshë na thotë se vetëm ndershmëria është kriteri i parë që duhet konsideruar për një kandidat. Këta nuk na thonë se mbi ç’kriter bazë kandidati i tyre është favorit.(?)

Vetëm duke mos i veçuar kriteret bëhet i mundur nënshtrimi (manipulimi) i opinionit publik ndaj kritereve të cilat nuk evidentohen.

Me përkufizim, kuti parësor që duhet të matet një politikan është ndershmëria.

Kërkesa për një mjedis të rezervuar për politikanët krijon një treg për politikanë të akredituar.

Ndalemi pak këtu; “urtësia” propagandistike në Shqipëri ka bërë një lloj “akreditimi” të gënjeshtërt për politikanin.

Politikan i akreditur në Shqipëri quhet ai person që bën shumë premtime dhe nuk mban asnjë. Ai person që vjedh më shumë dhe i shpëton ligjit (është i zoti). Është ai politikan që përdor mjete ekstra politike e ekstra demokratike për të mundur kundërshtarin, si vjedhje e blerje votash. Shantazhim të administratës publike dhe blen arbitrin (ndërkombëtarët).

Në këtë kuptim, këto janë ato kriteret mbi të cilat “urtësia” propagandistike shpall favorit kandidatin e vet, Veliajn, por që nuk i rendit si kritere ku bazohet, nuk ia tregon publikut.

Politika është një institucion i ndërtuar mbi premisën se të qenit politikan i suksesshëm është produkt i ndershmërisë, mbajtjes së premtimeve përballë elektoratit dhe të sjellurit e politikanit si i punësuar i qytetarëve dhe jo e anasjellta.

Kësisoj “urtësia” propagandistike vazhdon të mos e pranojë këtë premisë, pavarësisht dëshmive dërrmuese për të kundërtën.

Njerëzit e mësojnë pjesën më të madhe të koncepteve politike vetëm nga televizioni dhe rrjetet sociale, madje shpesh pavarësisht se nuk e dinë që po mësojnë.

Prandaj edhe energjia dhe vlera monetare që harxhon pushteti për të manipuluar me “urtësi”

Zjarr Tv Ad