Kush është Ismail Uka, avokati që garon për të fituar drejtimin e Bashkisë Dibër dhe për të rikthyer fitoren e së djathtës

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet lokale në Dibër ashtu vazhdimisht ka nxjerrë figura dhe karaktere të vecanta për sa i përket fushave nga ato vijnë. Sigurisht që në vijën kohore personazhe të ndryshëm të njohur dhe të panjohur në politikë kanë kandiduar ose kane dretjuar Bashkinë më të rëndësishme të Qarkut Dibër. Në nga figurat interesante që kandidon për të drejtuar Bashkinë Dibër, nën siglën e Partisë Demokratike (Bashkë Fitojmë) është avokati I njohur në Dibër zoti Ismail Uka.

Kandidati i Partisë Demokratike (kualicioni Bashkë Fitojmë) për Bashkinë e Dibrës foli për familjen, planet, alternativat dhe projektet që ka për Bashkinë e Dibrës nëse dibranët do ti besonin sërish kryesimin e bashkisë.

Po kush është Ismail UKA?

Ismail Uka ka lindur në fshatin Lacas, Pjesë e Njësisë Administrative Fushë- Cidhën dhe gjerësisht në qytetin e Peshkopisë njihet me profesionin e tij si avokat. Ai vjen nga një familje e thjeshtë dhe e nderuar e zonës. Uka është I martuar dhe bashkë me bashkëshorten e tij kanë 3 fëmijë. Arsimin fillor dhe 8- vjecar e kreu në vendlindje. Ndërsa, të mesmen në qytetin e Peshkopisë në shkollën e mesme “Said Najdeni” . Në vitin 1999 Uka ka shërbyer funksione të ndryshme me administratën publike, të qeverisjes vendore dhe atë të profesionit të lirë si avokat.Gjithashtu, ka pasur një ekpseriencë politike në drejtimin e strukturave lokale të Partisë Demokratike Dibër, ku për vitet 2004-2007 ka drejtuar nëndegën nr.22 Dibër. Ismail Uka ka mbaruar studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në periudhën 2005 – 2006 kreu studimet në shkollën e Avokatisë dhe u diplomua si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

JETA POLITIKE

Ismail Uka ka qenë i angazhuar në sferën politike që kohën e hershme të rinisë së tij. Ai e ka nisur aktivitetin e tij politik si anëtar i Partisë Demokratike në vitin 1991. Për vitet 1992, 1996 dhe 1997 ka qenë Anëtar dhe Kryetar i KQV për zgjedhjet parlamenetare dhe vendore. Për periudhën nga viti 1995 – 1998 mbajti detyrën si sekretar i seksionit të Partisë Demokratike Laçes, Dibër. Në vitin 2000, z. Uka ishte kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar komune Fushë – Çidhën , i cili u shpall fitues në raundin e parë dhe është tërhequr më pas me datë 15 Tetor në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar.Më pas në vitin 2001 ka qenë anëtar i KZZ nr. 21, Dibër për zgjedhjet parlamentare.Gjatë periudhës së viteve 2000 – 2004 ka ushtruar detyrën si Sekretar i Grup-Seksionit Fushë-Çidhën, Dibër. Ndërsa, nga viti 2001 – 2004 ka qenë anëtar i Komisionit Disiplinor i Degës së PD Dibër. Për periudhën nga viti 2001 – 2004 Uka ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Departamentit Juridik të Degës së PD-së Dibër.Për periudhën Tetor 2004 – Tetor 2007 mbajti detyrën si Kryetar i Nëndegës së PD nr. 22, Dibër.Ndërsa në vitin 2022 konkurroi në procesin e Primareve, duke dalë si kandidat fitues i tyre në të dy raundet e zgjedhjeve të zhvilluara në degën e PD Dibër.Këtë vit kandidon si Kryetar Bashkie, duke vendosur në qendër të vëmendjes si prioritet kryesor besimin e qytetarëve për një Dibër më të mirë se e sotmja, për një të nesërme me shpresë për qytetarët dibranë.

I pyetur nga gazetarët e protalit Dibra ON për platformën politike që u paraqet zgjedhësve Uka flet tregon :-

Platforma jonë si parti ka qëllim kryesor që bashkinë tja japim qytetarëve dhe ajo të jetë shtëpia e zgjidhjes së cdo halli. Do të fillojmë me Uljen e taksave dhe tarifave vendore tè sherbimeve në masën rreth 50 % për qytetarët bizneset etj. E rëndësishme për ne ëshët punësimi I cdo të riu që ka mbaruar arsimin e lartë pavarësisht cdo cilit kah politik I takon. Sigurisht flasim për administratën në varësi të Bashkisë Dibër.

Do të përpiqemi të bështesim financiarisht të rintjë që kërkojnë të ndjekin një arsim professional dhe do të krijojmë kushte të përshtatëshme për punësimin dhe integrimin e tyre në profesionet duke u hequr taksat për dy vute, me qellim ndalimi I fenomenit të dhimshëm të largimit të të rinjve nga Dibra.

Do të vendosim shërmbimin e transportit public urban në bashki ndërmjet qytetit të Peshkopisë dhe cdo Njësie Administrative të bashkisë Dibër, që infrastruktura rrugore e mundëson.

Hartimi i programeve mbèshtetese pèr bujgèsine de blegtorine ne te githa njesite administrative nepermjet krijimit dhe admitistria tê skemave vendore te granteve pèr bujgèsine e zhvillimin rural, te financuara nga buxheti lokal.

Hartimi i programeve mbeshtetese pèr turizmin nè te githa njësite administrative nepermjet krijimit dhe administrimit ta vendore tê granteve per mbēshtetjen e turizmit, te financuara nga buxheti lokal dh e me bashkefinancim nga te tretët.

Hartimi i prioriteteve dhe zbatimi i tyre ne lidhje me infrastrukturen dhe rrjetin e kanalizimeve te ujesjellesve, te ujrave te bardha dhe te zeza, te kanaleve vaditese dhe rrjetin e rrugeve rurale, ndriçimit te mediseve publike ne bashki si dhe Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve te ngurta dhe te shtepiake ne te gjitha njêsite administrative te bashkisë qè e mundêson infrastruktura rrugore.

Ndertimin, reabilitimi dhe mirembajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e sherbimit publik te varrimit. Ndèrtimin, rehabilitimi dhe mirëmbaitien e ndertesave arsimore te sistemit shkollor parauniversitar. Mirë administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe cerdhe nè te githe bashkinë Diber.

Hartimin e një plani urbanistik pèr nje periudhe afatgjate ne te gjithe bashkine Diber, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, si dhe krijimin e kushteve ligjore per zhvillimin e pronave te tyre qytetarève te bashkisë ne perputhje me planin urbanistik. Zhvillimin, mbroitjen he promovimin e vlerave te trashegimise kulturore me interes vendor duke organizuar aktivitete kulturore pèr promovimin e identitetit kombetar dhe lokal. Ndèrtimin he rehabilitimin e stadiumit te sportit te qytetit te Peshkopise, si dhe organizimin e aktiviteteve sportive, clodhèse dhe argêtuese pêr qytetarët. Si dhe rritja e transparences dhe e piesèmarries sè komunitetit ne vendimarrien e bashkise per miratimin dhe zbatimin e buxhetit te saj.

Synimi i tij është që të bëhet krijimi i modelit të ri shërbimi të qeverisjes vendore të bashkisë Dibër duke e kthyer atë “nga bashkia e kryetarit, në bashkinë e qytetarit” nëpërmjet vënies dhe rritjes së efiçensës së administratës të bashkisë duke krijuar një model shërbimi produktiv sa më pranë qytetarëve, për nevojat dhe shërbimet e tyre.

Në shumë mbledhje ai ka shprehur se primare ka rininë, ku është shprehur :”- Punësimi i çdo të riu apo të reje që ka përfunduar arsimin e lartë, pa asnjë dallim, në administratën e bashkisë dhe institucionet në varësi të saj.

Në vënien e zbatueshmërisë sipas tij, do të bëhet e mundur zbatimi i prioriteteve në lidhje me infrastrukturën dhe rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësve .

Gjithashtu , synon zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore me interes vendor duke organizuar aktivitete kulturore për promovimin e identitetit kombëtar dhe lokal.

Z.Ismail Uka shpreh mirënjohjen për qytetarët dibran se do ju gjendet pranë për çdo lloj problematike, që t’ju jap zgjidhjen e duhur në kohë

Marre nga Dibra on

Zjarr Tv Ad