Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koncepti i “grupit armiqesor” dhe “konspiracionit” eshte i vjeter sa vete njerezimi, por ai u institucionalizua ne 1789 gjate Revolucionit Francez kur u fol per here te pare per “Armiqte e Popullit”. Ky koncept u perdor atehere per kedo qe kundershtonte revolucionin! Por ne 1794 nocioni ne fjale degjeneroi permes miratimit te ligjeve qe denonin me vdekje cdo ze kritik kunder “pushtetit te ri”! Ne kete menyre u kodifikuan ligjerisht per here te pare dhe u ndeshkuan fizikisht ne gijotine ato qe do te quheshin “krime politike”!

Koncepti ridoli ne siperfaqe nga dramaturgu norvegjez Henrik Ibsen ne 1882 ne pjesen ironike “Armiqte e Popullit” ku pershkruhet nje tip “idealisti qe hap telashe” duke i shpallur lufte popullsise dhe autoriteteve lokale, ne perpjekje per te mbajtur te fshehur lajmin e ndotjes se ujit te pijshem, me qellim mbrojtjen e interesave te caktuara ekonomike!

Revolucioni Bolshevik ne Rusi me 1917 i perpunoi me tej tezat e konceptit ne fjale duke aplikuar “dhunen me gjakderdhje” te huazuar nga pervoja e gijotines se Revolucionit Francez! Lenini do te fliste ate kohe ne gazeten Pravda per aplikimin e “terrorit bolshevik” kunder “armiqve te popullit” si nje instrument per te hequr qafe nga populli rus “klasen e pronareve te tokave dhe te kapitalisteve”, domethene gjithe kundershtaret!

Ky nocion politik dhe instrument propagandistik u radikalizua ekstremisht kur Stalini mori pushtetin ne 1924 dhe perdori idene e “armiqve te popullit” jo vetem ne kuptimin klasik leninist, por si nje mjet per te eliminuar perfundimisht te gjithe rivalet, kritiket dhe kundershtaret e tij ideologjike brenda dhe jashte partise! Ne thelb “grupi armiqesor” nenkuptonte konotacionin e “ndeshkimit me vdekje” per dike qe konsiderohej qellimisht si qenie humane e dores se dyte dhe e “lige”!

Mao Ce Duni ne Kine, Pol Poti ne Kamboxhia dhe Enver Hoxha ne Shqiperi do ta radikalizonin akoma me ekstrem konceptin e “grupit armiqesor”. Ata aplikuan ndeshkimin maksimal ndaj “armiqve te popullit” duke pershire ne kete kategori edhe burgosjen, internimin dhe eksterminimin fizik jo vetem te intelektualeve por edhe “te atyre qe mendonin-arsyetonin” ose ata “qe kishin nje nivel te mire dijesh-shkollimi”, dhe te rrjetit te tyre famijar, brenda e jashte partise, si rrezik potencial per pushtetin autoritar prej nje shtrese qe neser mund te prodhonte teorikisht bazen e kritikes dhe te oponences ndaj pushtetit ne fuqi.

Sot e kesaj dite edhe ne shoqerite pluraliste dhe para-demokratike kjo taktike perdoret njesoj, por jo direkt per te ekzekutuar fizikisht ne gijotine oponentet, se sa per te fyer, turperuar, dominuar, etiketuar, grupuar, c’nderuar dhe per te hequr qafe individe te caktuar e te spikatur, akademike, aktiviste, eksperte ose tekniciene te cilet jo vetem kane sukses personal ose publik por tentojne te kene gjithmone qendrime racionale dhe te pavarura. Zakonisht pikerisht keta persona te lire dhe te ditur perbejne pengese reale per pushtetet autoritare, korruptive dhe per politikane te deshtuar egoiste e kolltukofag, te paafte e te korruptuar, servile, negative dhe hakmarres, si dhe per te gjithe strukturat e pushtetit ne kushtet klasike te autoritarizmit dhe oligarkise!

Natyrisht askush nuk eshte i imunizuar nga rreziku i renies pre nga lobimet mafioze dhe rrjeteve korruptive! Por kjo nuk kurohet me instrumentat e se kaluares. Madje nuk duhet te harrojme se “armiqte e supozuar” ose “komplotistet imagjinare” ushqehen si ide ne emer te sulmeve jo vetem nga rivalet politike jashte partise, sesa nga mbrojtesit e “statusquose brenda llojit”, te cilet ne perpjekje per te kamufluar pergjegjesite e tyre personale per deshtimet e te se kaluares, stisin sulme pas shpine per “armiq e konspiracion” ne PD dhe me gjere ne Opozite. “Armiqte” e statusquose perbejne ne fakt nje rrezik por jo per PD dhe demokracine, se sa per keneten e pushtetit absolut te oligarkise 25 vjecare ne Shqiperi, madje edhe per vete “kenete e statusquose” brenda opozites!

Ndaj dhe shpikja e “teorise se konspiracionit” ne teresi dhe specifikisht kunder PD, eshte vjim i mendesise dhe ligesise qe e ka burimin ne kanalet me te erreta te se kaluares me “biografi e sigurim”, e qe vijon te ngjizet sot me pasion nga elitat e korruptuara pa besim e ideologji! Kjo nuk do te thote se PD dhe cdo parti tjeter politike jane te imunizuara nga lobet apo interesat, por gjykimi per to sot nuk behet me metodat e te kaluares per “armiq te popullit imagjinare” sesa me nevojen per hapje te forcave politike ndaj mendimit alternativ dhe kritik, hapjen ndaj figurave te reja me sukses te provuar, hapjen pa paragjykim ndaj gjithkujt dhe matjes se performances me qendrime e kontribute te prekshme. Ky eshte ilaci me i mire per demokracine ne teresi, po aq sa dhe kunder frikes prej kapjes se sistemeve demokratike nga rrjetet dhe lobimet e interesave.

Mund te themi se jo rastesisht sot, duke ndjere rrezikun e permbysjes epokale, qarqe te caktuara te mafias ne pushtet si dhe te atyre qe kane zene rrenje ne opozite, jane duke perdorur ne menyre “kavaliere” terma diversive me ngarkesa te tipit “soroist”, “ojq-ist”, “komunist”, “spiuna”, “te depertuar”, etj, etj, ne perpjekje per te shkaktuar panik, dekurajim dhe neveri ndaj shpirtit te protestes ne rritje, apo kunder individeve dhe rrymave alternative progresive. Provokatoret qe flasin per “armiq” duket se jane shume te shqetesuar se ndryshimi ne horizont ju cenon interesat e pushteteve ekzistuese ne politike, ne ekonomi, dhe ne media, e qe i ushqejne ata informalisht me rrogen e perditshme! Natyrisht sot askush nuk pret me aplikimin e gijotines ne kuptimin fizik, por sulmi po aq vrastar me qellim poshterimin dhe keqkuptimin publik te individeve te spikatur, akademikeve, eksperteve te pavarur, aktivisteve, etj, ka ne thelb te njejten qellim dashakeq sa dhe perdorimet tradicionale te praktikave komuniste e fashiste te ketij instrumenti ogurzezi propagandistik!

Se fundi mund te konkludojme se duhet te hidhet me shume drite se kush fshihet pas kesaj strategjie me sulmet qe i behen prej disa kohesh Opozites dhe PD-se ne vecati. Per sot ne menyre te permbledhur mund te themi:

Se pari, natyrisht dhe pa asnje dyshim autori kryesor i investuar ne sulme me “armiq e soroiste” eshte vete kasta e maxhorances ne pushtet qe investohet seriozisht ne kete sulm, duke u perpjekur te distraktoje dhe percaje aksionin politik ne rritje te opozites. Por ketu futen edhe persona te sponsorizuar nga maxhoranca dhe politikane te vjeteruar/konsumuar permes institucioneve te “fake-media / fake-news”, apo direkt prej “institutit te propagandes” instaluar ne menyre te fshehte dhe antiligjore prane kesaj qeverie. Ata jane te identifikuar mire, dhe nje dite do te marrin cfare meritojne!

Se dyti, ketu futen ato pseudo-media dhe pseudo-gazetare gjobaxhinj me “corap ne koke” te cilat sistematikisht kane mbijetuar kete cerek shekulli duke bere biznese korruptive me qeverite sa andej ketej, e pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Keta personazhe jane mafioze tipike te specializuar per shantazh dhe sherbime humiliuese e diversive, qe gjithashtu njihen sot mire publikisht, e nuk do kene me shans neser te bejne zik-zak!

Se treti, ne kete biznes te piset perdoren edhe individe te caktuar, te deshtuar, e pa moral, zakonisht te kapur me pare permes puneve te pista te spiunllikut, ose karrieriste te eger te deshtuar ne menyre spektakolare ne jetet e tyre publike e private dhe qe sot urrejne per sport cdo gje dhe te gjithe. Ketu futen edhe disa te tjere qe sot paguhen nga segmente te caktuara te politikes e biznesit, per te bere diversion majtas e djathats, me qellim krijimin e nje turbullire qe ndihmon nderkohe mbijetesen e politikes se vjeter dhe spiuneve historike! Per nje mandat politik me shume, dhe per realizimin e qellimeve ekonomike permes kesaj, ne kete sistem te deshtuar politik qe kemi ndertuar nuk eshte me problem te vrasesh fizikisht njerez, e jo me te denigrosh moralisht dike qe te kritikon!

Se katerti, nuk mungojne ketu as psikopatet, manjaket dhe te semuret qe s’lene gur pa levizur kujder “grupeve te koordinuara armiqesore” per te qetesuar mendjet e tyra te semura ne shkulm. Kjo behet duke operuar permes “teorise se komplotit” majtas e djathtas, por pa guxuar te thone nje fjale te vetme kritike per raste evidente korrupsioni etik dhe imoraliteti politik te liderave zot qe kemi ne prej dekadash ne kete vend, si per te deshmuar dhe tradhetuar varesine e tyre te plote prej shefave dhe borderove sekrete mafioze nga ku paguhen! Keta jane “budallenj te mencur” qe gjithashtu meritojne “vaksinim” demokratik!

Se pesti, per fat te keq ne kete “koalicion te se keqes” futen me ose pa dashje edhe naivet, militantet e sinqerte, ose qefmbeturit shpesh edhe idealiste, te cilet duke mos kuptuar kontekstin me te gjere te kesaj loje te ndyre interesash me “armiq te improvizuar”, padashje i bashkohen korit te lig te te djallezuarve, karrieristeve dhe te paguarve, apo atyre qe jane provuar disa here dhe kane deshtuar sistematikisht me sukses!

Ne cdo rast vlen te nenvizohet se kjo eshte nje dallge qe do kaloje si shume te tjera, dhe se suksesi i Opozites ne teresi, dhe i PD-se ne vecanti, do te vije vetem atehere kur te gjithe faktoret pozitive opozitare te mos jene te percare. Fitorja vjen si ne 1992 apo 2005 vetem atehere kur nje force politike hapet mjaftueshmerisht me mendje dhe hapesira per te rinjte dhe suksesshmit. Ndryshimi vjen edhe kur te gjithe bashke jane ne gjendje te kuptojne me qartesi e inteligjence se keto sulme banale sistematike vecse synojne percarje dhe dobesim te Frontit Opozitar kunder korrupsionit dhe autoritarizmit ne rritje te maxhornaces putiniste ne pushtet, dhe kunder cakejve te tyre qe jo rastesisht u ka mbet sahati tek “grupet armiqesore” dhe “armiqte e popullit”!

 

Zjarr Tv Ad