Kyçin dyert e fakulteteve, studentët nisin marshimin me këngë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë mbyllur me kyç dyert e fakulteteve të tyre dhe prej andej janë nisur në marshim-protestë për të kulmuar para Kryeministrisë.

Ndërsa sot pritej të niste mësimi, studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë nisur aty ku e lanë në dhjetor protestën e tyre.

Të rinjtë pretendojnë se janë kërcënuar se nuk do të lejohen të futen në provime, por pavarësisht kësaj thonë se nuk do yë ndalen.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave për tarifay si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët nuk tërhiqen.

Ata thonë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis, deri sa kërkesat e tyre të votohen në parlament.

Po ashtu pretendojnë se drafti për universitetin nuk është i plotë.

Studentët kanë bojkotuar mesmin në fakultete per t’ju bashkuar protestës së tyre në të gjithë Shqipërinë, ndërsa kanë nisur marshimin me këngë.

Zjarr Tv Ad