Ekspertja veterane e mbretërisë Jennie Bond ka folur për “mendjeprehtësinë dhe inteligjencën” e Princeshe Dianës, që u nënvlerësua dhe ishte shumë më inteligjente sesa mendonin njerëzit.
Ish-korrespondentja mbretërore e BBC, 67 vjeç, e cila mbuloi 14 nga vitet më të turbullta të monarkisë, kujtoi se Diana ishte shumë më shumë seç dukej.
“Princesha Diana ishte shumë më e artikuluar, koherente, mendjemprehtë dhe e fortë se sa kisha parashikuar”, kujton ajo.
“Ajo ishte e qeshur dhe shumë më inteligjente se sa shfaqej. Ajo ishte një grua më e mençur se sa mendonin njerëzit.
Në të kundërt, Princi Charles ishte ‘shumë i trazuar’ gjatë viteve që Jennie e njohu, dhe dëshiron ta shohë atë të lumtur në të ardhmen me Camilla.
Ndërsa pranon se të qenit pjesë e familjes mbretërore është privilegj, gazetarja pranoi se në një farë mënyre i vjen keq për familjen.