Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërruar jetë këtë të enjte.
Lajmi është bërë publik nga vetë ish-ministri i Brendshëm, përmes një letre nga burgu, të cilët njerëzit e afërt ia kanë postuar në rrjete sociale.
Në letër Tahiri, me fjalë prekëse shpreh dhimbjen për humbjen e të atit. Postimi i Tahirit:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!
Njoftim nga Familja:
Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00
Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302.
Kujtojmë se Tahiri ndodhet në burg pasi u dënua nga GJKKO\me 3 vjet e katër muaj, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të kultivimit të kanabisit në vend gajtë drejtimit të tij të Ministrisë së Brendshme.