Edona Bilali është dorëhequr nga posti i ministres për Sipërmarrjen. Ditën e sotme Bilali i ka dërguar kryeministrit një letër ku njofton vendimin e saj.
Ajo shprehet se shkak për këtë vendim është fakti se kjo është një detyrë që kërkon angazhim dhe kohë ndërsa shton se thekson se arsyet janë tërësisht personale.
Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur”, thuhet në letrën e saj.
Letra drejtuar kryeministrit
Duke falënderuar qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën time si ministre në këto ditët e qeverisëse. “Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha në krye te ministrise. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetare e përgjegjshme, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenderim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegi të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar.
Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak ně besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar per seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha angazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.