Lezhë/ E përplas furgoni i mallrave, 17-vjeçarja rëndë në spital

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një vajze 17-vjeçare raportohet të ketë ndodhur sot pranë tregut industrial në Lezhë.

Bëjnë me dije se vajza e re me inicialet D.M. ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga furgoni i mallrave.

Ajo ka marrë shumë dëmtime siç thonë burime paraprake nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Lezhës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Ad