‘Libri, produkt luksoz për kohën’, Ahmeti: S’duhet të jemi nostalgjikë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Poetja Mimoza Ahmeti thotë se çështja e leximit duhet lidhur me fushën kërkimore, pra lidhjen e një personi me një interes të caktuar.

Ahmeti u shpreh se libri në vetvete është produkt luksoz për kohën, duke qenë se njerëzit sot janë përballë një morie informacioni që kërkon të riorganizohet.

“Libri është sistem simbolik i shkruar në kohën dje, informacioni është sot. Kjo na bën të mendohemi; ja po marrë 200 faqe për diçka të shkruar dje, por sa më hyn në punë sot. Është kjo mospërputhje që vë në dyshim faktin që vërtetë vetëm leximi është burimi i informacioni. Ka burime të tjera? Unë them se po. Sot është edhe telefoni. Është çështje kuptimi që evoluon. Njerëzit në epokën dixhitale lexojnë në mënyrë të selektuar”, tha poetja.

Sipas saj, nuk duhet të jemi nostalgjikë pse s’po lexohet kaq shumë pasi nuk e kemi më komoditetin dhe durimin.

Zjarr Tv Ad