Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lorik Cana ka lënë gjurmë në Francë dhe kjo duket nga publikimi i fundit në Instagram i Ligue 1, ku në një video pasqyrohen golat e ish-kapitenit të Shqipërisë.
Në këtë video janë golat që mbrojtësi kuqezi ka realizuar me fanellën e Paris SG, Marseille dhe Nantes, me të fundit ku mbylli edhe karrierën.
Ka qenë vetë Cana që e ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë video. Legjenda e futbollit shqiptar pritet që së shpejti të drejtojë një klub në Europë, por emri ende nuk është bërë i ditur.