Nita është banorja e radhës që u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”. Në zarfin e bardhë thuhej se ajo ka mundësi të takojë miken e saj më të mirë, që po e pret në oborr.
Kutia e Pandorës mbrëmjen e sotme ishte në duart e Nitës. Ajo kishte për të marrë një vendim shumë të vështirë që Arbanës iu desh t’ja shpjegonte për ta kuptuar.
Keisi si lidere e shtëpisë i ka ndarë banorët në çifte. Nita duhet të çonte dy nga këto çifte në televotim. Çifti që votohet më shumë nga publiku, do të përballet kokë më kokë të martën dhe një banor del nga shtëpia.
Por në të vërtetë gjithcka ishte e parapërgatitur dhe këtë shumë pak nga publiku e kanë kuptuar. Si pasojë e daljes së Armaldos, një nga vajzat mbeti e pa çiftuar dhe duhej që kejsi ta bënte çift me njërin prej çunave që ishin dy banorët e rinj.
Zarfi i zi i kutisë së Pandorës ishte në duart e Nitës me emrat e çifteve, dhe çuditërisht aty gjendej eshe emri i çiftit që akoma nuk ishte krijuar? Dhe perseri cuditerisht Kejsi zgjodhi te bej cift te njejtet personazhe.
A nuk ju duket edhe ju tani e habitshme se si e dinte produksioni se ke personazhe do zgjidhte kejsi per ti bere cift ? A nuk ju duket e cuditshme qe ciftet e tjera ishin paracaktuat?
Shume shikues po aludojne dhe po binden qe e gjitha kjo eshte nje skeme e parapergstitur nga produksioni per te nxjerre ne nominim Olten dhe Kiaren dhe per te goditur Luizin i cili ka thene qe ne qofte se del Kiara do dal edhe une.
Nita zgjodhi të çojë në nominim çiftin Qetsor-Kristi dhe çiftin Olta-Kiara. Arbana sqaroi se publiku deri të martën do duhet të votojë çiftin që dëshiron të përballet me njëri-tjetrin.
Nga dy çiftet e zgjedhura, publiku do përzgjedhë njërin çift më pak të pëlqyer dhe ky çift, pra dy banorë, do shkojnë në nominim “kokë më kokë”. Pra, vetëm njëri çift shkon në nominim.
Dy opinionistët u shprehën se publiku me siguri do të vendosë që të përballë të martën Oltën dhe Kiarën. Ju si mendoni?