Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.
Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.
Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj.
Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente.
Olta: Pse i gjuajte Kiarës.
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.
Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?
Olta: E pashë dhe ajo që më bëri përshtypje është që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana dhe i tha a ke dicka për të thënë?
Luizi: Ishte para se me gjujt
Olta: Ishte pas
Luizi: Okej si të thuash ti
Në një moment të dytë, çifti kur ndodhet vetëm komenton akuzën e Oltës dhe Kiara tregohet e lodhur me situatën në shtëpi dhe i thotë Luizit të lënë shtëpinë.
Luizi: Ça je tu fol moj vajzë i thashë?
Kiara: Më shtyve more dhe bëri zhurmë se isha zbathur.
Luizi: Më tha lëre pusho i thashë dhe unë i thashë pusho ti se isha në një debat, kaq, tani çfarë ti them unë?
Kiara: Po mirë mo hajde dalim ça të them unë. Kiara: Po dalim, kot tani krijojnë situata në cdo moment nga hici?