Big Brother Vip Albania 2 është padyshim fenomeni televiziv, emosioni më i ndjékur ndonjëherë në shqiptari me një audiencë shumë milionshe.
Padyshim qershia mbi tortë e këtij edicioni është shkodrani Luiz Ejlli. Luizi ka arritur që për një kohë të shkurtër të fitojë zemrat e publikut shqiptar anë e mbanë botës.
Ai është padyshim personazhi i momentit ku numëron mijëra e mijëra followersa në rrjetet sociale tik-tok, instagram dhe aktualisht emri i tij është bërë tag në to rreth 3 miliard herë, një shifër e frikshme e arritur për 50 ditë.
Teksa Luizi pëlqehet me të gjitha virtytet, veset e humorin e tij ai na ka shfaqur dhe një “dobësi” të tijën në BBAVIP 2 .
Është pikërisht dëshira e tij për të pirë sa më shumë Golden Eagle, pija energjike shumë e dashur nga shqiptarët e cila tani është bërë edhe më e dashur duke qenë se është pija më e preferuar e Luizit dhe shitjet e saj rriten përditë, sepse është pija e Luanit.
Nuk kanë munguar dhe deklaratat nga pronari i Golden Eaglet në Suhareke i cilë ka thënë që Luizin po mendojnë ta emërojnësi ambasador të pijes energjike për Shqipërinë.
Nuk duhet harruar që pija Golden Eagle është dhe ndër sponsorat kryesorë të BBAVIP 2 dhe mendohet që Luizit ti bëhet një surprizë pikërisht nga kjo kompani.
Flitet në rrjet dhe në ambjentet e Top Channel që surpriza për Luizin në kutinë e Pandorës do jetë pikërisht njoftimi i tij që është zgjedhur nga Golden Eagle si ambasador i saj në Shqipëri ku pas daljes së tij do firmosë dhe kontratën nga ku pritet të fitojë mijëra e mijëra euro.
Si duket Top Channel po mendon ti bëjë një surprizë të bukur Luizit duke qenë se për gati 2 muaj është munduar të denigrojë dhe ta nxjerri sa më keq figurën e tij në publik.
Nga gjërat personale gjer në ato më të ulëtat për të vetmen arsye sepse fama e tij kaloi dhe Top Channelin i cili në vend që të merrte famë Luizi prej tij por merr Topi famë nga Luizi.
Pjesën e surprizës e përforcon dhe një video e publikuar nga një pjestar i stafit të Golden Eagle ku në monitorin e kompjuterit të tij ishte fitoja e Luizit me mbishkrimin “Ambasador” poshtë.
Tani mbetet për tu parë nga publiku nëqoftëse Luizit do ketë këtë surprizë në kutinë e Pandorës apo Top Channeli do e ndryshojnë atë duke bërë lojërat që i bën gjithmon në fund.