Lulzim Basha takim me farmacistët: Ja dy ndryshimet, cilësia e barnave dhe trajtimi i pacientëve…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues dhe drejtues të Urdhrit të Farmacistit dhe pacientë, me të cilët ka ndarë programin e shpallur për shëndetësinë.

Basha deklaroi se; cilësia e barnave ka marrë një goditje gjatë këtyre viteve, ku u sqaroi farmacistëve dhe pacientëve, detajet e programit “Shqipëria Fiton”.

Gjithashtu, Kreu i PD-së, premtoi se; angazhimi i parë i forcës politike që ai drejton, do të jenë ndryshimet ligjore që barnat në Shqipëri, të kenë cilësinë e vendeve europiane.

“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të kenë cilësinë dhe standardet  e vendeve europiane”, – ka thënë Basha.

Ndër të tjera, Basha deklaroi se; në qendër të programit të PD-së, do të jetë pacienti. Për kreun e PD, cilësia e barnave dhe trajtimi i pacientit, janё dy ndryshimet kryesore qё do tё sjellё programi pёr shёndetёsinё.

“E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”, – ka theksuar Basha.

Gjatë takimit, Basha sqaroi edhe çështjen e kartës së pacientit, që do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së mjekut, spitalit apo edhe ilaçit që i duhet pacientit.

“Karta e pacientit  do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familjeje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë, te cili spital do të shkojë, dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur, ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë”, kështu është shprehur Lulzim Basha në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad