Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një alpinist polak, i cili ngjiti malin më të lartë në vendin e tij, mbeti i surprizuar kur aty gjeti një mace. Wolciech Jabczynski nuk mund ta besonte se një mace kishte mbërritur në majën më të lartë të malit përpara tij.
Ai e filmoi atë me celular, ku duket macja që qëndron në 2499 metra lartësi. Macja dukej e qetë, por aspak e impresionuar për pamjen e mahnitshme që kishte përpara saj. Njëkohësisht as nuk ishte e frikësuar nga alpinisti.
Nuk është e qartë se si macja kishte mbërritur në majën më të lartë të malit, megjithatë alpinisti Jabczynski kishte teorinë e tij. Sipas tij, macja mund të ketë ardhur nga një kasolle që ndodhet për turistët në anën sllovake të malit. Gjithsesi, ky është vetëm opinioni i tij.