Manastirliu shkarkon drejtoreshën pas një videoje misterioze, reagon PD: Publikojeni!

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka denoncuar sot shkarkimin nga detyra të një drejtueseje në Ministrinë e Shëndetësisë nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Shkarkimi i Mirela Hasanajt thuhet se ka ndodhur pas një videoje, e cila i është dërguar Manastirliut, për Hasanajn – Drejtoreshën e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, por që nuk është bërë publike, ashtu si dhe motivi i shkarkimit.

Ish-deputetja Albana Vokshi e bëri publik këtë largim drejtuesi të rëndësishëm dhe këtë mënyrë shkarkimi drejtuesish, nga ministrat e Qeverisë, me këtë shënim:

“Para disa ditësh është larguar nga detyra, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Hasanaj.

Shkaku nuk bëhet i ditur.

Njoftimi i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë është ai më poshtë.

Thuhet se largimi i saj lidhet me një video që i ka shkuar Ministres së Shëndetësisë, e cila i ka kërkuar më pas dorëheqjen.

Pse ministrja Manastirlliu nuk bën publike videon?

Pse nuk bën transparencë për largimin e drejtoreshës më të rëndësishme të cilës i kishte deleguar shumë kompetenca?

Këtej prishin shtëpitë e ndërtuara me para djerse e gjaku, nga ana tjetër mbrojnë e mbulojnë shkelësit e ligjit dhe ekipin KÇK të shëndetësisë, ” përfundon reagimi i Vokshit.

Zjarr Tv Ad