Mbi 16 mijë shqiptarë kërkojnë punë në Itali

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë 16 847 emigrantë shqiptarë që kërkojnë punësim e pajisje me leje të rregullta qëndrimi në Itali.

Mbyllet “Sanatoria e madhe” në Itali, procesi i punësimit e i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët klandestinë e për emigrantët me leje qëndrimi të skaduar.

Autoritetet italiane kanë publikuar raportin me të dhënat e fundit e të përgjithshme mbi numrin e emigrantët që kanë prezantuar kërkesat.

Nga ky proces 2 mujor, i nisur më 15 qershor e i mbyllur me 15 gusht 2020 kanë përfituar  207 542 emigrantë rë parregulltë e 16 847 janë shqiptarë.

85% e emigrantëve kanë kërkuar punësim në sektorin shtëpiak, pra kujdestari shtëpiake e asisstencë personi e 15 % kanë kërkuar punësim në sektorin bujqësor e blegtoral.

Janë 176 848 emigrantë te parregulltë që kanë kërkuar të punësohen për kujdestari shtëpiake e asistencë personi e 11 671 prej tyre  janë shqiptarë.

Ndërsa në bujqësi e blegtori kanë kërkuar të punësohen 30 694 emigrantë e 5681 janë emigrantë te parregulltë shqiptarë të cilët mbajnë dhe numrin më të lartë të kërkesave të prezantuara në këto dy sektorë

I konsiderueshëm i lartë është dhe numri i punëdhënësve emigrante shqiptarë që kanë kërkuar të punësojnë emigrantër e parregullt në Itali.

Janë 2382 oferta nga punëdhënës shqiptarë në sektorin shtëpiak e 519 në atë bujqësor e blegtoral. Në këto dy sektorë të fundit sipërmarrësit shqiptarë mbajnë numrin më të lartë të ofertave të prezantuara ndër sipëemarrësit me kombësi të huaj. Rajonet italiane që kanë dorëzuar numrin më të lartë të kërkesave për punësimin e emigrantëve klandestinë janë Lombardia, Kampanja, Emilia Romagna, Lazio etj.

Zjarr Tv Ad