Mbi 640 linja fluturimi u anuluan në Gjermani si shkak i grevës së punonjësve

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 110 mijë pasagjerë u prekën nga demonstratat e paralajmëruara prej ditës së hënë, të cilat kanë si objektiv rritjen e pagesës deri në 20 euro për orë pune për rojat e sigurisë.Grevat e rojeve të sigurisë në aeroportet gjermane të Dyseldorfit, Këlnit dhe Shtutgartit u bënë shkak të enjten (10 janar) për anulimin e mbi 600 linjave të fluturimit. Aeroporti më i madh i vendit, ai i Dyseldorfit, deklaroi se u detyrua të anulojë rreth 370 fluturime të planifikuara pasi stafi i sigurisë nuk ishte paraqitur në punë. Sipas autoriteteve, anulimi i fluturimeve parashikohet se ka pezulluar udhëtimin e rreth 110 mijë pasagjerëve, dhe pritet të zgjatë deri në orët e fundit të së enjtes.

Sindikata për sektorin publik, Verdi, njoftoi se po ushtron presion ndaj administratës për rritjen e pagës për rreth 23 mijë punonjës sigurie në vend. Protesta e tyre ka si objektiv shtimin e pagesës së stafit të sigurisë nga 17 në 20 euro për orë.

“Këta persona punojnë në aeroporte shtatë ditë në javë duke ndërruar turnet. Puna e tyre është të mbrojnë pasagjerët nga kërcënimet terroriste. Puna e tyre është stresuese dhe kërkon shumë përgjegjësi.”

Ndërkaq, shoqata e punonjësve ka ofruar rritje të pagës vetëm me 2 deri në 8 për qind, kundrejt 18 përqindëshit të kërkuar nga sindikata. Një manifestim i ngjashëm u parlajmërua edhe të hënën në dy aeroporte të Berlinit, kur punonjësit kërcënuan me grevë duke anuluar 50 fluturime të ditës. Negociatat mes sindikatës për sektorin publik dhe administratës së aeroporteve pritet të rinisin në datën 23 janar.

 

Zjarr Tv Ad