Mbyllen disa reparte në spitalin e Beratit/ 8 të prekur me Covid-19

0
19

10 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar gjatë ditës së djeshme në Berat, 8 prej të cilave janë në spitalin e qytetit. Mësohet se 5 nga rastet pozitive janë infermiere në repartet e pediatrisë, kirurgjisë dhe urgjencës, ndërkohë që 3 nga rastet janë punonjës në magazinë, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Ndërkohë që dy rastet e tjera janë ato të një punonjësi të drejtorisë së tatimeve, i cili ka rezultuar pozitiv së bashku me gruan e tij, dhe prej katër ditësh ndodhen të izoluar në banesë.

Drejtoria e Higjenqs ka mbyllur plotqsisht Repartin e Kirurgjisq dhe pjesërisht disa reparte tq tjera dhe magazinën e spitalit. Po kështu janë mbyllur pjesërisht edhe disa zyra ne drejtorinë e tatim taksave, pas dezinfektimit të tyre.

Duke qenë se numri i kontakteve të personave që kanë rezultuar pozitiv është mjaft i madh, pritet që numri i rasteve pozitive në qytetin e Beratit të rritet.

Vetëm dje në vendin tonë 6 persona humbën jetën, ndërkohë që në total u shënuan 139 raste të reja me Covid, një shifër kjo rekord e të gjithë muajve të fundit