Më shpejt seç pritej, ja kur del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në vend

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbajte një deklartë për mediet për të përditësuar në lidhje me ecurinë e numërimit të votave.

Ai tha se procesi i numërimit të votave përfundon në darkë, në orën 20:00 sipas orarit zyrtar.

Celibashi u shpreh se nga shifrat e verifikuara deri më tani në çdo qendër votimi rezulton se pjesëmarrja ka qenë 37%.

Celibashi: Procesi ka nisur në orën 24:00, rreth orës 10:30 ka përfunduar procesi i dorëzimit të bazës materiale, nga informacionet që ka KQZ janë vetëm kuti të deklaruara të parregullta, numërimi ka nisur rreth orës 24:00. Me vonesë nisi në bashkinë e Kavajës, në Librazhd pati një problematikë që lidhet me hedhjet e të dhënave, humbje kohe një orë e pak. 34 bashki, në katër bashki ka nisur numërimi për këshillat bashkiakë, procesi i numërimit është bllokuar në Finiq, Malësi të Madhe dhe Shijak dhe kzaz në Tiranë, 38 35 28 27 26. Kjo ka ardhur për shkak të lodhjes së komisionerëve.

Ka shkuar shumë mirë, thuajse aspak incidente, vetën në Kavajë ka një problem, në asnjë kzaz nuk ka probleme. Shpresojmë të përfundojë në orar. Në orën 22:00 do kemi rezultatin e pjesëmarrjes, mund ta kemi dhe pak më herët nëse do të procesohet, ai do të jetë rezultati përfundimtar. Deri tani rezulton 37%. Rreth 40% e votuesve banojnë jashtë territorit të bashkisë, ajo 375 nuk është e atyre që banojnë në territorin e Shqipërisë, por ata që kanë votuar.

Zjarr Tv Ad