“Më thuaj defektin më të madh të PS”, Rama vë në “siklet” kandidaten për deputete

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, në rolin e kreut të PS-së ka bashkëbiseduar me kandidatë të programit ‘Deputeti që duam’, ndërsa ka vënë në siklet një prej konkurrentet. Teksa tregoi se si kishte hyrë në PS dhe arsyen se pse, Rama e pyeti kandidaten se cili ishte defekti më i madh i kësaj force politike.

Kur unë kam hyrë në PS, kam hyrë sepse me një anë e shihja PS si forcën që ishte e vetmja që mund ta bënte në vijimësi vendin. Mendoja se PS kishte defekte për të ndrequr. Më thuaj defektin më të madh të PS që ti do të dojë të ndreqje.”, tha Rama.

E reja: Defektin më të madh….
Rama: Se nëse PS është kaq e bukur dhe e mirë, ça nevoje kemi për ty?!

E reja: Do doja që ashtu si unë të përfshiheshin edhe më shumë njerëz të thjesht të PS
Rama: Të thjeshtë janë njerëzit në PS. Taulant Balla nuk vjen nga njerëz të veçantë në status. Vjen nga babai mësues e nëna infermiere. Edhe Erioni po ashtu. Detyra për ty në këtë rrugë që sapo ke nisur është që herën tjetër dhe në vijimësi dhe kur të flasësh me njerëzit, të thuash edhe çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Ti dukesh e kënaqur, unë jam i pakënaqur me PS, me qeverinë, me veten time. Nuk është kaq e lehtë kjo punë.

Zjarr Tv Ad