Melani Trump ende me pasojat e corona*virusit/ Ja pse nuk e shoqëroi Trumpin në miting…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, nuk mori pjesë të martën në një tubim fushate me Presidentin Donald Trump, për shkak të një kolle të zgjatur nga Corona*virusi, sipas shefes së personelit të saj, Stephanie Grisham.

Grisham, tha të martën se shëndeti i zonjës Trump, vazhdon të përmirësohet çdo ditë, pasi ajo dhe Presidenti njoftuan në fillim të tetorit, se ishin infektuar me korona*virus, njofton VOA.

Zonja e parë, ka vendosur të mos e shoqërojë PresidentinTrump, në një tubim fushate të martën mbrëma, në Erie të Pensilvanisë si një “masë shtesë kujdesi”, tha zonja Grisham.

Melania Trump, e cila njoftoi javën e kaluar se ishte shëruar nga Corona*virusi, bëri paraqitjen e saj të fundit publike, gjatë debatit të 29 shtatorit midis Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Zjarr Tv Ad