Meta më 2 mars thërret popullin në bulevard, nis shpartallimi i grushtit të shtetit. Rama të porosisë poture të gjëra

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si “Besëlidhja kundër grushtit të shtetit”. Në një dalje tjetër për mediat, Kreu i Shtetit ka bërë të ditur se aty do të firmosë një dekret të rëndësishëm për çmontimin e këtij grushti shteti. Ai e konsideroi parlamentin jo legjitim, ndërsa më parë ka bërë të ditur se atë do e shpërndajë populli. Meta publikoi të tjera prova që sipas tij vërtetojnë tentativën e mazhorancës për grusht shteti.

Tirane- Presidenti Ilir Meta është i vendosur ta çojë deri në fund betejën e nisur në fundit të vitit të shkuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që e quan “grusht shteti”

Për këtë qëllim më 2 mars, datë që përkon me përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës do të zbresë në shesh për ti bërë bashkë shqiptarët. Pikërisht këtë moment do të firmosë dhe dekretin e parë të shpartallimit të këtij grushti shteti.

“Ne në 2 mars, ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën që shumë shpejt falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që është presidenti i Republikës në shërbim të interesit kombëtar” u shpreh Meta në një dalje për median mesditën e sotme në presidencë

Beselidhja  – Meta tha se çdo ditë do të publikojë fakte për të denoncuar këtë dhe do të lidhë besëlidhje me popullin shqiptar për shkatërrimin e tij.

“Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Të jeni të sigurtë nëse ky institucion është kështjellë e vetme, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar një herë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozë dhe të mafias ndërkombëtare ka dhunuar sovranitetin kombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave dhe bazë operacionale të krimit të organizuar kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Poturet e gjera – Presidenti kishte dhe një mesazh për Ramën i cili dje në një studio televizive me ironi tha se kreu i shtetit e kishte popullin në “whats app”

Ilir Meta: “Të gjitha institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do i kthehen popullit shqiptar.  Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whats app të porosisin poture të gjëra.” 

Në konferencën me gazetarët, Kreu i Shtetit paraqiti dhe provat e tjera që sipas tij vërtetojnë tentativën për grusht shteti, përmes miratimit të ligjit për ndryshimin e formulës së betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjysmë parlamenti i deledeputetëve që dhunojnë Kushtetuten

Në tentativë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se nuk i vihet në dispozicion dokumentacioni i përdorur për botimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses.

Presidenti paralajmëroi se publikimi i provave do të vijojë edhe në ditët në vijim, pasi mazhoranca sipas tij, përmes nismave po dëmton dhe reformën në drejtësi.

Zjarr Tv Ad