Meta publikon VIDEON II: Manipulimi flagrant i ‘prestigjatorit’ Ardian Dvorani

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot, videon e dytë denoncuese, me shkeljet e mëdha ligjore të Kryetarit të KED, Ardian Dvorani dhe ato që kreu i shtetit ai i konsideron si “lojëra”, duke dalë në konkluzionin se Dvorani nuk ndjek “Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë”.

“Të dashur qytetarë, – shkruan Meta. – Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.”

Ardian Dvorani, kompetencë në Kushtetuese:

Kryetari i KED, në raport me vendimarrjen, është vetëm një anëtar i KED dhe ka vetëm 1 votë. Edhe për botimin e vendimeve në faqen e Gjykatës së Lartë, shprehet vetëm KED në çdo vendim të saj. Kryetari i KED është vetëm një përcjellës i vendimeve të KED. Detyra më e rëndësishme e kryetarit të KED është publikimi i procesverbaleve të KED në faqen e Gjyaktës së Lartë. Pikërisht edhe këtë detyrë, Kryetari i KED nuk e ka bërë që nga 15 janari 2019 për 32 mbledhje radhazi.

Image

KED i ka renditur vakancat sipas radhës kushtetuese:

President
2.Kuvend.
3.President.
4.Kuvend

Dhe jo:

1.President

2.President

3.Kuvend

4.Kuvend.

Image

Zjarr Tv Ad