Meta takon Limaj: Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e vizave

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti, Ilir Meta, ka pritur në një takim të përzemërt zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.

Gjatë bashkëbisedimit me Kreun e Shtetit shqiptar, Limaj e njohu Metën me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Meta thotë se me Limaj vlerësuan mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në veri të Kosovës.

Në takim ka theksuar se Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.

Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, shton presidenti Meta,  garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.

 

Zjarr Tv Ad