Ditën e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania banorët pranuan mesazhe të ndryshme nga fansat përmes aplikacionit ‘Big Love’.
Mes tyre, Luiz Ejlli pranoi një mesazh që thuhet se i erdhi nga djali i Bekim Jasharit, Hamëz Jashari.
“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh. Megjithatë, ajo që mori vëmendje ishte aktorja Olta Gixhari e cila në një moment tha: “Çfarë është Prekazi?”.
Kjo bëri që të ketë reagime të shumta në rrjet, e një i tillë nuk mungoi as nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.
“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998”, tha ai.
“Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, theksoi më tej ish-deputeti.
Më pas ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi, ajo e cila ia ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë l.ftës.
Njohuritë jo të mjaftueshme për historinë e l.ftës së Kosovës nga ana e aktores durrsake, kanë zhgënjyer shumë prej fansave të saj.