Ministri i Jashtëm grek : Nuk do të bëjmë asnjë lëshim, Shqipëria të respektojë të drejtat e pakicave greke nëse do të hapë negociatat

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore të ndërmarrë nga Instituti i Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Universitetin e Athinës, ka folur edhe për hapjen e negociatave të Shqiëprisë me BE-në.

Ai tha se Greqia nuk do të bëjë asnjë lëshim për Shqipërinë, ndërkohë që shtoi se vendi ynë duhet të respektojë pakicat greke nëse dëshiron të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për pjesëmarrje në bllokun evropian, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke. Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e “Shqiptarët janë miq me turqit kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Shqipëria historikisht, nëse e shikoni nga një perspektivë, ka bërë zgjedhjen e saj”, tha Dendias.

Zjarr Tv Ad